SeeNet

  • Full Screen
  • Wide Screen
  • Narrow Screen
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

SeeNet I

SeeNet1_logo_bis

SeeNet Qeverite Lokale motor te zhvillimit
2003 – 2006: Faza e pare 
  
Logo e fazes se pare te SeeNet

Faza e pare e Programit Seenet - Qeverite Lokale motor te zhvillimit, startuar me 2003 deri me 2006, u nxit nga Regione Toscana dhe nga Regione Istriana me bashkefinancimin e Ministrise se Puneve te Jashtme italiane. Qellimi i Programit, i realizuar nga bashkepunimi me OJF-te italine Ucodep dhe Cospe, ishte te favorizonte rritjen e nje rrjeti per qeverite lokale me synim perforcimin institucional dhe permiresimin e kompetencave menaxhuese,e ndare ne dy drejtime: zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e sherbimeve publike. 

PARTNERET E PERFSHIRE

Kane qene te perfshire 21 Autoritete te Europes Jug Lindore nga Shqiperia (Bashkia e Shkodres), Bosnje-Hercegovina (Kantoni i Sarajeves, Kantone di Hercegovina-Neretva, Qyteti i Mostar dhe Sarajeve, Bashkia e Livno, Trebinje, Nevesinje, Sanski Most,Prijedor, Tuzla), Kroacia (Regione Istriana, Qyteti i Pisino, Rovigno, Varazdin dhe Bashkia e Verteneglio), Kosova (Bashkia e Pec/Peje), Maqedoni (Qyteti i Shkupit) dhe Serbi (Qyteti i Kraguievac, Nis, Bashkia e Vozdovac).

Ne Itali aderuan ne Rrjet 22 subjekte publike midis se cileve Regione Toscana, Krahina e Arezzo dhe Bashkite e Firenze, Arezzo, Carrara, Montale, Quarrata, Pistoia.

AKTIVITETET

Programi u realizua ne tre faza:

  • Faza I: “Njohuria dhe shperndarja” favorizoje njohjen midis partnereve fale aktiviteteve te studimit dhe shkembimit te pervojes;
  • Faza II: “Puna ne Partneritet” nxiti punen e perbashket me partnere te ndryshem dhe favorizoje pergatitjen e dokumentave per nje programin afat mese dhe afat shkurter dhe realizimin e nismave prioritare;
  • Faza III: “Kapitalizimi i Pervojave” solli realizimin e nje faqe interneti per komunikimin ne rrjet dhe nje publikim ne lidhje me vleresimin e nismes.

REZULTATET

 Elementi me domethenes i fazes se pare te Seenet eshte se ajo ka inkurajuar dialogun midis aktoreve lokale, si edhe autoriteteve dhe shoqatave te ndryshme te perfshira, duke krijuar nje shteg, nga nje ane te pjesemarrjes aktive dhe bashkepunimit te popullates lokale, nga ana tjeter duke favorizuar mundesi per te punuar ne qeverisjen e zhvillimit lokal. Lidhur me tematiken e pare, zhvillimi ekonomik, u zhvilluan nderhyrje per mbeshtetjen e ndermarjeve te vogla dhe te mesme, per zhvillimin rural dhe per vleresimin e produkteve tipike dhe te trashegimise turistike dhe kulturore. Ne veçanti, ne Tuzla, Prijedor, Sanski Most dhe ne Sarajeve u realizuan nderhyrje ne mbeshtetje te ndermarrjeve te vogla permes asistences teknike dhe perpilimit te planeve per zhvillimin lokal. Ne Trebinje u realizuan faza trajnimi per kooperativen e bletarise Žalfija, qe ka mbi 200 ortake dhe qe beri te mundur rritjen e prodhimit te mjaltit, prodhimeve tipike dhe cilesise se zones. Ne Mostar, Sarajevo, Sanski Most dhe ne Parkun e Hutovo Blato u realizuan nderhyrje per vleresimin e turismi, ne qendren historike At Mejdan te Sarajeves, ne qytetin e Vjeter te Mostar dhe ne qendren termale Sanska Ilidža te Sanski Most. Ne fushen e sherbimeve publike lokale mbeshteten projektimin dhe realizimin e impjanteve novative dhe futjen e sistemeve moderne per menazhimin e ndermarjeve. Ne Livno, Nevesinje, Trebinje dhe Prijedor u realizuan nderhyrje per permiresimin e menaxhimit hidrik dhe te mbeturinave, midis se cileve edhe kompletimi i sistemit te ujrave te zeza, blerjet e pajisjeve, sensibilizimin mbi ndarjen e mbeturinave, realizimin e studimeve per nje derdhjen e mbeturinave dhe trajnimin e personelit te perfshire.