SeeNet

  • Full Screen
  • Wide Screen
  • Narrow Screen
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Aktivitetet Vertikale

quadratoPer te mbeshtetur politikat inovative dhe forcuar qeverisjen e territoreve, do te zbatohen nente aktivitete vertikale ne Europen Jug Lindore te cilat jane grupuar ne kater fusha tematike te ndryshme:

1.      Vleresimi i turizmit kulturor;

2.      Vleresimi i territoreve rural dhe ambientit natyror;

3.      Mbeshtetje tek Ndermarrjet e vogla dhe te mesme dhe bashkepunimit sipermarres nderkufitar;

4.      Planifikimi territorial dhe sherbimet sociale.

Ne brendesi te ketyre aktiviteteve Partneret e Europes Jug Lindore, se bashku me aktoret e territorit, do te thirren per te punuar mbi formulimin dhe realizimin e politikave inovative lokale per tematika te veçanta.

Te njejtat aktivitete do te realizohen ne partneritet midis aktoreve italian dhe Europes Jug Lindore nepermjet llojeve te ndryshme aktivitetesh:

  • Kerkime/analiza/studime/hartimin e territoreve te Europes Jug Lindore,
  • Trajnime/shkembime pervojash midis aktoreve te ndryshem te perfshire, asistence teknike per programimin strategjik afat shkurter dhe afat mesem ne sektore te ndryshem,
  • Realizimin e nderhyrjeve te vogla prioritare dhe inovative per territoret qe aderojne ne kete nisme.

Aktivitetet vertikale do te sjellin nje mjet ne dispozicion te partnereve ne menyre qe te beje te mundur nxitjen e dinamikave ne territor dhe ne brendesi te tyre aktivizimin e rrjetit me aktore te tjere per argumentat prioritare. Nderhyrjet ne territor do te kene gjithashtu, nje shkalle te larte te bashkeveprimit me aktivitetet horizontale te Programit me qellim ruajtjen e karakterit te integritetit te kesaj nisme.