SeeNet

  • Full Screen
  • Wide Screen
  • Narrow Screen
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size

Partner

partnerStrategjia e programit Seenet  bazohet ne idene e partneritetit dhe ndarjen e objektivave te aktiviteteve qe promovon dhe ne kete pikepamje, perfaqeson nje mundesi per zhvillimin e institucioneve nga te dy anet e Adriatikut.

Seenet vendos ne rrjet me shume se 60 partnere, qe perfshin ne Itali, Rajonet e Toscana, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Marche, Piemonte, Veneto dhe Krahinen Autonome teTrentos, ne Evropen Juglindore, 46 nga institucione lokale nga: Shqiperia , Bosnje dhe Herzegovine, Kroaci, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbise, si dhe partnere te shumte teknike ne te dy anet e Adriatikut dhe te Sekretariatit Operative.

Per te zbatuar aktivitetet jane identifikuar ndermjet Rajoneve italiane Pergjegjesit tematik te cilet mund te perdorin bashkepunimin operacional te partnereve teknike te Programit dhe te perfshijne aktivisht aktoret e sistemeve rajonale te bashkepunimit te decentralizuar, si autoritetet lokale dhe organet tjera brenda territorit te saj.

Autoritetet e perfshira jane identifikuar ne baze te marredhenieve te partneriteteve te konsoliduara tashme ndermjet territoreve te Europes Jug Lindore dhe Rajoneve / Krahinave Autonome italiane.

Institucionet lokale italiane partnere te rrjetit jane thirrur per te perfituar nga praktikat e tyre me te mira dhe te ekspertizes, ne bashkeveprim midis tyre, per t’i ndare me partnere ne Evropen Juglindore.

Ne kete menyre, do te vleresohen nderhyrje te integruara, te qendruesheme me kalimin e kohes dhe te afta per te arritur impakte ne sistem qe te shumefishojne efektet e iniciativave individuale te projektit.

Te ndare ne zera: Partner Italiane - Partner te Europes Jug Lindore - Partner Teknik - Partner Teknik SEE